Shkurt.ch
Moti i lig merr viktimën e parë
Një plakë 82 vjeçare është gjetur e vdekur në një përrua në kantonin e Bernës (Törrishaus, Köniz), pas reshjeve të fuqishme të shiut
Moti i lig që po mbretëron ditëve të fundit në pjesën më të madhe të Zvicrës, ka marrë edhe viktimën e parë. Një plakë 82 vjeçare është gjetur e vdekur në një përrua në kantonin e Bernës (Törrishaus, Köniz), pas reshjeve të fuqishme të shiut që kishin kapluar këtë regjion. Policia ende nuk ka mundur të japë hollësi lidhur me rrethanat e vdekjes së gruas në fjalë.
Ndër më të goditurat nga moti i lig në Kantonin e Bernës kanë qenë komunat Köniz, Laupen dhe Neuenegg. Qendra emergjente e Policisë së Kantonit të Bernës ka regjistruar gjithsej 130 lajmërime vetëm në mes të orës 19.45 të të shtunës dhe orës 10.00 të të dielës. Në shumicën e rasteve bëhej fjalë për shtëpi dhe bodrume të vërshuara.
Në Niederscherli janë evakuuar disa persona ndërsa njëri prej tyre është dashur të transportohej me Rega (helikopter).
Reshjet e mëdha kanë bllokuar edhe linjën hekurudhore Bernë-Freiburg. Një rrëshqitje dheu në mes të Thörishaus dhe Flamatt ka mbuluar shinat e hekurudhës. Kjo ka bërë që të bllokohet e tërë hekurudha, dhe të anulohen të gjithë trenat si në linjat lokale ashtu dhe ato nacionale e më gjerë, ka njoftuar SBB/CFF. Në vend të tyre janë vënë në dispozicion autobusët.
Si pasojë e shirave të mëdha në Kantonin e Bernës janë ndërprerë edhe disa linja tjera lokale të hekurudhës. Një pjesë e tyre nuk parashihet të lejohen për qarkullim pra të mërkurës së javës që vjen.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër













