Lajme
Moti i ngrohtë, mbushen plazhet e Shqipërisë
Moti i ngrohtë i kësaj të shtune e ka kthyer bregdetin e Adriatikut në një zgjedhje të parë për të kaluar fundjavën.
Qytetarë të shumtë kanë nxituar drejt plazheve të Durrësit e Golemit dhe të tjerë më në jug për të shijuar diellin dhe detin. Në rrugën e plazhit dhe rrethrrotullimin e Plepave trafiku ka qenë i ngarkuar gjatë orëve të kësaj paraditeje, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Lokalet dhe restorantet e shumta përgjatë bregdetit të Durrësit janë të hapura dhe frekuentohen tashmë dhe në mjediset e brendshme, ndërsa përdorimi i maskave duket i harruar dhe nga punonjësit e shërbimit.
Pushues jo vetëm nga Durrësi dhe Tirana, po dhe nga rrethe të tjera dhe Kosova po marrin kënaqësinë e diellit, detit dhe ajrit të jodizuar në këtë sezon vjeshte.
Era dhe dallgët nuk i kanë ndaluar pushuesit të lahen në det.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë Katër të rinj nga Fribourg, të moshës 16 deri në 18 vjeç, humbën jetën të premten... -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej?












