Shkurt.ch
Moti në Zvicër: Shi, breshër dhe erëra të fuqishme
Mot më i freskët se gjatë javës, ndonëse me tendenca të përmirësimit të lehtë, do të mbretërojë edhe të shtunën e të dielën
Një rrymë e ftohtë ajri ka sjellë në mbrëmjen e të premtes reshje të fuqishme shiu me stuhi dhe me breshër në pjesën më të madhe të Zvicrës. Erërat kanë fryrë me shpejtësi deri në 129 kilometra në orë.
Ky mot i lig ka marrë edhe haraçin e vet. Kështu, një trung i rrëzuar në mes të Stacionit Hekurudhor Badischer Bahnhof të Bazelit dhe lokalitetit Riehen, ka ndërprerë trafikun hekurudhor në këtë linjë, njofton meteoschweiz. Po ashtu ndërprerja e energjisë elektrike ka paralizuar linjën hekurudhore Rorschach-Heiden (AR).
Kaos ka shkaktuar moti i lig edhe në Cyrih. Një trung është rrëzuar në sheshin Limmazplatz, me ç`rast ka shkaktuar çrregullime në qarkullimin e tramvajeve.
Mot më i freskët se gjatë javës, ndonëse me tendenca të përmirësimit të lehtë, do të mbretërojë edhe të shtunën e të dielën
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme












