Lajme
Motivi i mundshëm për vrasjet e shumëfishta në Beograd
14-vjeçari që kreu krimin makabër me nëntë të vrarë në Beograd kishte marrë pjesë në shumë gara shkollore dhe kishte pasur mjaft vlerësime, përcjell albinfo.ch.
Nxënësi i klasës së shtatë të mërkurën në mëngjes shkoi në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, debatoi me rojën dhe e vrau, para se të futej në klasë në orën e historisë dhe të qëllonte nxënësit. Ai la të vdekur tetë nxënës dhe plagosi shtatë të tjerë. Armën që e përdori për ta kryer krimin e kishte marrë nga babai.
Ai kishte marrë pjesë disa herë në garat e matematikës dhe e kishte fituar vendin e tretë në garën e lëndës së historisë.
Sipas mediave serbe, 14-vjeçari e kishte inatin me mësuesin e historisë. Pikërisht në klasën ku ai po mbante mësim, ka hyrë dhe ka qëlluar pa mëshirë. Mësuesi ka mbetur i plagosur.
E-Diaspora
-
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri Adis Tairi, përmes platformës HealthCampus, angazhohet në trajnim praktik dhe përgatitjen e kuadrove të reja për... -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri












