Kosova
Video rrëqethëse, mërgimtari bën aksident vdekjeprurës duke e xhiruar ‘live’ në “Facebook”
Një aksident që mund të ishte evituar i ka marrë jetën një shqiptari të Kosovës në Hungari.
45-vjeçari Beg Morina është treguar më aventurier seç duhet, teksa kishte dalë live në Facebook duke drejtuar automjetin e tij. Pikërisht nga përqendrimi i vëmendjes te celulari, 45-vjeçari nga Hasi i Prizrenit ka humbur edhe kontrollin e mjetit, duke u aksidentuar për vdekje.
Mësohet se Beg Morina punonte si picier në Hungari dhe në momentin kur ishte duke xhiruar një live-video në Facebook, po udhëtonte në një autostradë me shpejtësi të lartë.
Ndërkohë, kamera e celularit të tij ka xhiruar të gjithë aksidentin, ndërsa në momente dramatike dëgjohen edhe rënkimet e 45-vjeçarit dhe njerëzit të cilët kanë ndaluar për ta ndihmuar.
MPJ-ja, monitoron gjendjen e dy të mbijetuarve të aksidentit në Hungari
Ministria e Punëve të Jashtme për portalin Koha.net ka bërë të ditur se është duke monitoruar gjendjen shëndetësore të dy të mbijetuarve të aksidentit që ndodhi në Hungari në të cilën mbeti i vdekur shtetasi i Kosovës, B.M.
Fatmir Haxholli, këshilltar politik i ministrit Behgjet Pacolli, ka thënë për Koha.net se autoritetet hungareze kanë informuar misionin diplomatik e konsullor të Kosovës në Budapest lidhur me aksidentin i cili u transmetua “live” në Facebookun e tashmë të ndjerit B.M.
“Me automatizëm, personeli ynë diplomatik e konsullor është përfshirë në komunikim dhe bashkëveprim të vazhdueshëm me autoritetet hungareze, si dhe ka komunikuar gjatë gjithë ditës me familjarët e të aksidentuarve, shkruan koha.net, përcjell albinfo
Shërbimi ynë konsullor në Budapest informon që autoritetet hungareze pritet të dalin me raport përfundimtar, në lidhje me rrethana e aksidentit”, ka thënë Haxholli.
“Në ndërkohë konform përgjegjësive konsullore, personeli diplomatik i Kosovës në Budapest, do të komunikojë me qendrën spitalore në lidhje me gjendjen dhe kujdesin në kuadër të trajtimit intensiv të dy qytetarëve të lënduar. Ministri Pacolli, si dhe personeli i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i shprehin ngushëllimet familjes, e cila humbi familjarin e saj në këtë aksident, përderisa lutemi për shëndetin e dy të lënduarve dhe shërimin e tyre sa më të shpejtë”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












