Kosova
MPJD: Janë evakuuar me sukses disa shtetas kosovarë nga Izraeli
Sot, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) njoftoj se e ka përmbyllur me sukses evakuimin e disa shtetasve të Kosovës nga Izraeli gjatë luftës 12-ditore mes Irani dhe Izraelit, përcjell albinfo.ch.
Ajo tha se ata u larguan në javën e parë të luftës përmes Jordanisë dhe Egjiptit, por nuk tregoi se sa ishte numri i kosovarëve të evakuuar nga Izraeli.
“Procesi është realizuar në koordinim të afërt me autoritetet izraelite dhe ambasadat e Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Egjiptit në Izrael”, thuhet në njoftim.
Pas 12 ditëve bombardimesh të ndërsjella, Irani dhe Izraeli u pajtuan të hënën për një armëpushim të ndërmjetësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Armëpushimi po zbatohet të mërkurën, një ditë pasi të dyja palët shpallën fitoren të martën pas 12 ditëve luftë, në të cilën SHBA-ja ndërhyri duke kryer bombardime në mbështetje të Izraelit për t’i shkatërruar objektet e Iranit për pasurimin e uraniumit.
MPJD-ja tha se po ndjek nga afër rastin e një shtetaseje të Kosovës që ndodhet në trajtim mjekësor në spitalin Soroka Medical Center në qytetin Beersheva, i cili ishte cak i një sulmi gjatë luftës së shkurtër.
“Fatmirësisht, ajo nuk ka qenë e pranishme gjatë sulmit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ambasada e Kosovës në Izrael është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e saj dhe po punon për realizimin e evakuimit të tyre sapo të krijohen kushtet përkatëse”, thuhet në njoftim.
Dhjetëra njerëz u plagosën nga sulmi në spitalin e Beershevës, i cili pësoi dëme materiale gjithashtu.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana













