CH-Ballkani
Mrekullia e fshatit shqiptar
E përditshmja e njohur britanike “The Guardian” që ka shpërndarë në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të bukur nga malet e Shqipërisë të mbuluar me borë
Bora që ka rënë ditët e fundit në Shqipëri ka bërë bujë jo vetëm në mediat vendore, por edhe ato ndërkombëtare. Është e përditshmja e njohur britanike “The Guardian” që ka shpërndarë në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të bukur nga malet e Shqipërisë të mbuluar me borë, shkruan albinfo.ch.
Në pamjen e publikuar nga e përditshmja britanike, duket fshati Tërnovë në Bulqizë i mbuluar plotësisht nga bora.
“The Guardian” e ka cilësuar si një foto tepër të bukur, madje shkruar se ky vend është 80 milje larg nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Foto është shkrepur nga fotografi shqiptar Hektor Pustina.
Bora ka mbuluar jo vetëm malet, por edhe qytetet shqiptare, duke përfshirë këtu kryeqytetin Tiranën, por edhe qytetet bregdetare, që janë mbuluar me të bardhë, kurse kjo nuk ndodhte prej dekadash.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit Në një treg gjithnjë e më digjital, prania në rrjetet sociale nuk është më opsion, por... -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit
Jeta në Zvicër
-
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun Në kuadrin e një turi leximesh letrare, shkrimtarja e njohur do të bëjë tri ndalesa në... -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore -
Lajmet që karakterizuan Zvicrën javën e parafundit të shkurtit











