Lajme
Mrekullia e kanioneve të lumit Erzen afër Tiranës
Kohët e fundit kanionet në lumin Erzen janë shumë të vizituara, një atraksion i jashtëzakonshëm për turistët. Lumi ndodhet vetëm 20 kilometra larg Tiranës
Kryeqyteti shqiptar, Tirana njihet për jetën e natës dhe mundësitë e shumta që t’i ofron për t’i vizituar. Por, vendet kulturore, historike nuk janë arsyeja e vetme që mund ta vizitoni kryeqytetin shqiptar, shkruan albinfo.ch.
Kohët e fundit kanionet në lumin Erzen janë shumë të vizituara, një atraksion i jashtëzakonshëm për turistët. Lumi ndodhet vetëm 20 kilometra larg Tiranës.
Këto kanione ndodhen përgjatë rrjedhës së lumit Erzen. Uji i këtij lumi që rrjedh në një terren shkëmbor gjatë shekujve ka krijuar kanione spektakolare. Uji i kristaltë dhe thellësia e kanioneve të krijon mundësi të lahesh apo të notosh. Në pjesën ku lumi ka një thyerje rreth 10 m është krijuar një ujëvarë brenda një guve. Përpara ujëvarës te kanionet ka vaska të cilat në stinën e nxehtë përdoren për tu larë dhe për të bërë banjo dielli.
Kanionet e Erzenit janë një zgjedhje e mirë për çdo shpirt aventurier. Natyra e tyre ka menduar për gjithçka.
Lumi i Erzenit është i gjatë 108 km, me prurje rreth 102 l/sek. Erzeni buron nga zona e Gurakuqit, në një lartësi mbi 1300 m mbi nivelin e detit, në lindje të Tiranës, dhe derdhet në Gjirin e Lalëzit, në veri të Durrësit. Në zonën e sipërme të rrjedhës së tij, Erzeni ka gërryer një shtrat të ngushtë në shkëmb, dhe më pas deri në afërsi të Tiranës ka një shtrat me zhavorr, që i le vendin një shtrati më të ngushtë e më baltor pasi i afrohet Durrësit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?












