Sport

Mundet ‘Kobra’

Edhe pse meçi u zhvillua në Bazel dhe boksieri shqiptar kishte përkrahje të madhe, nuk ia doli të fitojë, duke pësuar nga irlandezi, i cili triumfoi në raundin e tetë

Boksieri shqiptar, Arnold Gjergjaj, ka pësuar humbje nga ai irlandez Sean  ‘Big Sexy’ Turner, njofton albinfo.ch.

Edhe pse meçi u zhvillua në Bazel dhe boksieri shqiptar kishte përkrahje të madhe, nuk ia doli të fitojë, duke pësuar nga irlandezi, i cili triumfoi në raundin e tetë. Ai e nokautoi shqiptarin në raundin e tetë, duke triumfuar në fund.

Kjo ishte humbja e dytë në karrierë për Gjergjaj nga 32 meçe deri më tani.

Gjergjaj ishte stërvitur maksimalisht për këtë meç, madje ishte stërvitur edhe me Nuri Seferin, por nuk ia doli të triumfojë.

Me këtë fitore ishte shumë i kënaqur boksieri irlandez, duke e cilësuar atë si një fitore të madhe.