Lajme
Mungesa e personelit mjekësor në Zvicër kërcënon shërbimet e urgjencës
Mbyllja e përkohshme e departamentit të urgjencës në një spital në Martigny (VS) më 9 janar për shkak të stafit të pamjaftueshëm po hedh dritë mbi një problem të përhapur në të gjithë sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit, përcjell albinfo.ch.
“Ne nuk menduam se Zvicra do të prekej kaq keq [nga mungesa e punonjësve shëndetësorë],” tha Vincent Ribordy, bashkë-president i Shoqatës Zvicerane për Mjekësinë Emergjente të hënën. “Dhe ky është vetëm fillimi.”
Mbyllja e Martigny është vetëm maja e ajsbergut, vuri në dukje ai, dhe mungesa e personelit të kualifikuar në spitalet e Zvicrës mund të çojë në mbyllje të mëtejshme. “Ne menduam se kapaciteti i sistemit do të ishte i pakufishëm, por nuk është kështu,” tha ai.
Një numër spitalesh zvicerane kanë mungesë të personelit, por kanë pasur vështirësi në gjetjen e personelit të kualifikuar mjekësor.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet











