Ukraina
Mungesa e stafit në Twitter lë hapësirë për propagandën ruse
Qindra llogari të propagandës shtetërore ruse dhe kineze po lulëzojnë në Twitter pasi Elon Musk largoi ekipin që luftonte këto rrjete, shkruan BBC. Njësia punoi për të luftuar “operacionet e informacionit”, fushata të koordinuara nga vende të tilla si Rusia, Kina dhe Irani, të bëra për të ndikuar në opinionin publik dhe për të prishur demokracinë, përcjellë albinfo.ch.
Por ekspertët dhe ish-punonjësit thonë se shumica e këtyre specialistëve dhanë dorëheqjen ose u pushuan nga puna, duke e lënë platformën të pambrojtur ndaj manipulimeve të huaja. BBC ka folur me disa prej tyre. Ata kërkuan anonimitetin, duke përmendur marrëveshjet e moszbulimit dhe kërcënimet që merrnin në internet. “E gjithë shtresa njerëzore është fshirë. Gjithçka që ka mbetur në Twitter janë sisteme të automatizuara zbulimi,” tha një ish-punonjës i lartë, përcjellë albinfo.ch.
Në një intervistë për BBC të martën, Musk pretendoi se kishte “më pak dezinformata sesa më herët ” nën mandatin e tij. Ai nuk komentoi fermat aktive të trolleve shtetërore në platformë dhe as ekipin që i luftonte ato. BBC ka provuar të kontaktojë me Twitter -in për koment por nuk kanë marrë asnjë përgjigje përveç një emoji poo – përgjigja standarde automatike nga kompania për çdo pyetje për shtyp, përcjellë albinfo.ch.
Në janar, një karikaturë që promovonte veprimet e Grupit Wagner të Rusisë në Mali u bë virale në Twitter. Tani, një grup i ri i trollëve rusë është aktiv në Twitter e që mbështet luftën e Putinit në Ukrainë, tallet me Kievin dhe Perëndimin dhe sulmon botimet e pavarura në gjuhën ruse, duke përfshirë Shërbimin Rus të BBC-së. Shumë nga llogaritë e këtyre trollëve janë pezulluar, por dhjetëra janë ende aktive, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













