Lajme
Mungesa e vaksinimit të tretë po merr viktimat e para në Zvicër
Alice Schmidli-Amrein ka marrë dozën e parë të vaksinës në dhjetor të vitit 2020. Sot, nëntë muaj më vonë, ajo ka vdekur, nga Covid-19
Qeveria Federale po vonon miratimin e vaksinimit përforcues (vaksinës së tretë), megjithëse përqindja e vdekjeve në mesin e të vaksinuarve po rritet. Ekspertët dhe të afërmit po akuzojnë qeverinë për këtë, shkruan SonntagsZeitung.
Alice Schmidli-Amrein ka marrë dozën e parë të vaksinës nga Pfizer / Biontech në Kriens, Lucern, në dhjetor të vitit 2020, transmeton albinfo.ch. Sot, nëntë muaj më vonë, ajo ka vdekur. Vdiq nga Covid-19.
“Sikur nëna ime të kishte marrë vaksinimin përforcues, ajo do të ishte akoma gjallë”, thotë djali i saj Jack Schmidli në “SonntagsZeitung”. Ai me këtë rast u referohet të dhënave nga vendet si Izraeli, ku njerëzit e vaksinuar nga Pfizer marrin një shtytje përforcuese, gjashtë muaj pasi kanë marrë vaksinën e parë (dy dozat).
Në fakt, rastet e vdekjes te personat e vaksinuar plotësisht në Zvicër, janë rritur që nga fillimi i shtatorit: 40 njerëz kanë vdekur pavarësisht se ishin vaksinuar me Pfizer / Biontech ndërsa dymbëdhjetë të tjerë, pavarësisht atij me Moderna.
Për krahasim: Në të njëjtën periudhë kohore, 144 persona që nuk ishin të vaksinuar fare kanë vdekur nga Covid-19.
Por ndërsa shumica e vendeve fqinje tani po rekomandojnë vaksinimin e tretë për të moshuarit, autoritetet zvicerane janë ende në mëdyshje, sipas gazetës.
Zyra Federale e Shëndeti Publik (BAG) thotë: “Nuk është ende e sigurt nëse dhe për kë do të ishte i nevojshëm vaksinimi përforcues” .
Ky qëndrim po has gjithnjë e më shumë moskuptim, përcjell albinfo.ch. Ish anëtari i Taskforcës së kovidit, Dominique de Quervain ka shkruar këtë javë: “Provat shkencore për përfitimin nga vaksinimi përforcues vështirë se mund të injorohen nga autoriteti zviceran i vaksinimit”.
Infektiologu Huldrych Günthard nga Spitali Universitar i Cyrihut ka thënë një javë më parë në “SonntagsZeitung”: “Unë me të vërtetë nuk e kuptoj atë që po presim. Të dhënat janë të qarta, veçanërisht për njerëzit e moshuar, ata që janë vaksinuar së pari”. “.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga













