Lajme
Mungesë e shoferëve të kamionit, Evropa kërkon rreth 500 mijë
Evropa po kërkon aktualisht rreth 500 mijë kamionistë, ndërsa ky është një profesion që siguron të ardhura të kënaqshme. Vendet e Bashkimit Euvropian paguajnë mesatarisht 3500-4000 euro për shoferin e kamionit, teksa në Amerikë japin 7000 dollarë në muaj, sipas TCH.
“Kjo është mëse e vërtetë që ka një krizë për kamionistë. Ne na kërkojnë nga vende të BE-së, si Italia, Polonia, Hungaria, Rumania. Kjo mungesë shpjegohet me konfliktin në Ukrainë. Marrim p.sh. Italinë, që deri para kësaj lufte e kishte pjesën më të madhe të kamionistëve nga Ukraina dhe Rusia. Një arsye tjetër është që të rinjtë nuk i qasen këtij profesioni, pasi është me shumë vështirësi. Je larg shtëpisë për ditë e javë me radhë”, u shpreh agjentja e punësimit, Eralda Ymerali.
Sipas saj, mosha mesatare e kamionistëve ekzistues është 50 vjeç, por një shofer punon deri në 55 vjeç, pasi funksionet që janë kriter, si shikimi, dëgjimi, përqendrimi vijnë duke u dobësuar.
“Të gjendur në këtë emergjencë, Komisioni Evropian është duke shqyrtuar disa direktiva, ku një ndër pikat është që duke filluar nga vitit 2024, lehtësimi procedurave të lejes së punës dhe lejes së qëndrimit për shtetasit jashtë vendeve të BE-së dhe zgjatjes së lejes së qëndrimit për ata që janë tashmë në punë”, ka thënë ndër të tjera ajo, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin













