Lajme
Murati merr mbështetjen e parlamentarëve irlandezë
Kryetari i Komisionit irlandez për punë të jashtme, Pat Breen dhe ai për çështjeve evropiane, Dominic Hannigan i dhanë mbështetje të plotë ministrit Murati
Ministri i Diasporës, Valon Murati mori mbështetje nga ligjvënësit irlandez për çështjen e mërgatës shqiptare në ishull. Në ditët e fundit të vizitës së tij në Irlandë, Murati zhvilloi takime pune në Parlamentin irlandez, ku u takua me kryetarin e Komisionit për punë të jashtme dhe tregti Pat Breen, dhe me atë të çështjeve evropiane, Dominic Hannigan.
Në këto takime, bashkëbiseduesit e ministrit Murati shprehën interesim për punën dhe projektet e Ministrisë së Diasporës, njëkohësisht duke i krahasuar ato me përvojat e vetë shtetit irlandez me diasporën, thuhet në njoftimin e MeD, transmeton Albinfo.Ch.
Takimi me kryetarin e komisionit për punë të jashtme dhe tregti, Pat Breen, siç thuhet në njoftim, u përmbyll me dakordimin e dy palëve që të vazhdojë komunikimi në nivel pune dhe të diskutohen modalitetet e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave te dy venedve. Edhe pse Kosova, sipas Breen, ka një Ministri të Diasporës më të vjetër seç ka Irlanda, ai tha se irlandezët që jetojnë jashtë vendit janë fuqimisht të angazhuar në vendin e tyre të origjinës dhe nuk e harrojnë kulturën e traditën e paraardhësve të tyre.
Nga ana tjetër, ministri Murati, përpos që i informoi dy komisionet për projektet dhe punën e Ministrisë së Diasporës, por edhe për sfidat, me të cilat ballafaqohet Ministria, kërkoi që të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve në nivel të punës, duke shkëmbyer ekspertë, por edhe duke organizuar forume të përbashkëta të biznesit.
“Edhe pse Kosova ka një Ministri të Diasporës më të vjetër se Irlanda, angazhimi i këtij shteti me diasporën e vet, që vetëm në ShBA ka rreth 40 milionë, është shumë i gjatë dhe i mirë, andaj ne do të provojmë që, në bashkëpunim me zyrtarët e lartë që takova, të marrim copa të këtij modeli të suksesshëm irlandez dhe ta aplikojmë atë edhe vizavi diasporës sonë”, tha ministri Murati.
Ministri kosovar shfrytëzoi rastin që, në kuadër të takimeve me këto komisione, t’i njoftojë ato për përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, si dhe për procesin e nënshkrimit të MSA-së, ndërsa kërkoi ndihmën e tyre për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në veçanti, dhe në Interpol.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












