Lajme
Murati u jep mbështetje nxënësve shqiptarë të Suedisë
Murati me bashkëpunëtorët e tij priti sot në Prishtinë, rreth 25 nxënës nga Suedia që po qëndrojnë në një vizitë disa ditore në Kosovë dhe Shqipëri
Ministri i Diasporës, Valon Murati me bashkëpunëtorët e tij priti sot në Prishtinë rreth 25 nxënës nga Suedia që po qëndrojnë në një vizitë disa ditore në Kosovë dhe Shqipëri. Murati i njoftoi këta nxënës me zhvillimet aktuale e politike si dhe me mësimin shtesë të shqipes në diasporë.
“Unë dua të falënderoj shtetin suedez për përkushtimin dhe integrimin e mësimit të gjuhës shqipe në sistemin arsimor të vendit, pasi që ruajtja e identitetit kulturor dhe historik fillon me njohjen e gjuhës amtare. Po ashtu shfrytëzoj rastin të falënderoj edhe mësimdhënësit për punën e tyre të palodhshme, si dhe arsimtarët suedez në shkollat përkatëse për mbështetjen që e japin”, tha ministri Murati.
Gjatë kësaj pritje, ministri Murati fillimisht i njoftoi nxënësit me figurat më të ndritura të diasporës shqiptare, që janë vendosur si fotografi në ambientet e MeD, duke filluar nga Elena Gjika, Fan Noli, Jeronim De Rada, Nëna Terezë e deri tek Luan Krasniqi, Rita Ora e Lorik Cana, figura për të cilat edhe nxënësit vizitorë kishin njohuri mjaft të mira.
Ai njoftoi edhe për marrëveshjet e Kosovës dhe Shqipërisë për avancimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, si dhe për procesin e regjistrit të diasporës dhe mërgatës, duke kërkuar që këto mesazhe të përcillen edhe tek prindërit, bashkatdhetarët tanë.
Në vizitë, përpos mësimdhënësve të gjuhës shqipe, po qëndrojnë edhe mësimdhënës suedez, të cilët janë impresionuar me bukuritë natyrore dhe historinë e Kosovës dhe Shqipërisë, duke falënderuar Ministrinë e Diasporës për angazhimin dhe mundësimin e realizimit të këtyre vizitave.
Ndryshe, këta studentë janë në kuadër të projekteve të cilat Ministria e Diasporës tashmë tradicionalisht, për çdo vit, i organizon në Kosovë dhe Shqipëri, me moton “të njohim Atdheun”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












