CH-Ballkani
Mustafa thotë se deklaratat për korrigjim kufijsh janë të vonuara
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me korrigjimin e kufirit me Serbinë.
Megjithëse e quan të vonuar, Mustafa thotë se ideja e presidentit të Kosovës është inkurajuese, përcjell albinfo.ch.
“Deklaratat e presidentit Thaçi janë shumë të vonuara në këtë çështje. Deri më tani së paku nuk është përmendur Lugina e Preshevës, megjithatë deklaratat e dy javëve të fundit janë shumë inkurajuese, sepse seriozisht Presidenti është duke u marrë njëkohësisht me dialogun Prishtinë-Beograd dhe jetësimin e referendumit të 1 e 2 marsit të vitit 1992 të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke asociuar në bashkëngjitjen e këtyre tri komunave me shumicë shqiptare autoktone me trungun e saj, Republikën e Kosovës”, ka thënë Mustafa në një intervistë për Ekonomia Online.
E-Diaspora
-
AMC bashkon komunitetin në Cyrih për të ndihmuar familjet në Kosovë Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë ngjarjen e 8-të vjetore humanitare "Save a... -
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit













