Futboll
Mustafi, në pritje të debutimit me Schalken
Mbrëmjen e djeshme Shkodran Mustafi ka marrë një lajm të mirë.
Mbrojtësi shqiptar ditë më parë ka kompletuar transferimin te Schalke 04 nga Arsenali, por ka qenë në izolim për shkak të fluturimit të tij nga Anglia, transmeton albinfo.ch.
Gjermania e ka futur në zonën e kuqe Britaninë e Madhe dhe kjo e ka detyruar Mustafin të qëndrojë i izoluar.
Megjithatë, mbrojtësi shqiptar ka bërë disa teste për COVID-19 dhe variantin e ri të coronavirusit, por që të gjitha i kanë dalë negative.
Tani te Schalke po presin dritën e gjelbërt të autoriteteve shëndetësore për ta inkuadruar Mustafin në lojë.
Trajneri i Schalke 04, Christian Gross, ka thënë se ekziston një mundësi që Mustafi të debutojë ndaj RB Leipzig të shtunën.
“Ekziston mundësia që Mustafi të luajë. Ai ka një qëndrim shumë profesional. Nëse autoritetet shëndetësore na japin dritën e gjelbër, atëherë ai do të jetë me skuadrën. Unë nuk e përjashtoj mundësinë që ai të parqitet ndaj Leipzig”, ka deklaruar Gross.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













