Shkurt.ch
Myslimanët, të integruar në tregun e punës por pak të pranuar nga shoqëria
Në krahasim me vendet si Gjermania, Franca, Austria dhe Britania e Madhe, rezulton se myslimanët që jetojnë në Zvicër janë më mirë të integruar në tregun e këtushëm të punës
Një studim i realizuar nga fondacioni gjerman “Bertelsman” ka ardhur në përfundimin se myslimanët janë të integruar relativisht mirë në tregun e punës në shtetet e Evropës Perëndimore, edhe përkundër shkallës më të ulët të arsimimit që kanë.
Sa i përket Zvicrës, studimi ka konstatuar se 98 për qind të myslimanëve që jetojnë këtu e ndjejnë veten të lidhur me këtë vend, shkruajnë sot mediat zvicerane dhe gjermane. Në krahasim me vendet si Gjermania, Franca, Austria dhe Britania e Madhe, rezulton se myslimanët që jetojnë në Zvicër janë më mirë të integruar në tregun e këtushëm të punës.
Në studim janë përfshirë myslimanët të cilët në Zvicër kanë ardhur para vitit 2010, transmeton albinfo.ch. Kriteret që janë vlerësuar me këtë rast janë: kompetenca gjuhësore, arsimimi, puna dhe kontaktet sociale.
Edhe në Gjermani, konstaton studimi, myslimanët në tregun e punës janë më mirë të integruar në krahasim me të huajt tjerë. Por, edhe këtu, ata janë fare pak të pranuar nga shoqëria. Këtë e tregon përgjigja e vendësve të shteteve të përfshira në studim, përcjell albinfo.ch.
Pra shtetasit e Gjermanisë, Zvicrës, Francës, Austrisë dhe Britanisë së madhe, të pyetur se kë do ta refuzonin si fqinj, janë përgjigjur në radhë të parë në dëm të myslimanëve. Pas tyre vijnë: familjet e shumë fëmijë, të huajt ose gastarbajterët, homoseksualët, hebrenjtë, njerëzit me ngjyrë tjetër lëkure, ateistët dhe në fund, të krishterët.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Zvicra nuk i ka arritur objektivat e saj. Por makinat... -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie













