Integrimi
Naim Smakiqi: Në zgjedhjet e 22 tetorit do ta shkruajmë së bashku historinë
"Deri më tani nuk kemi asnjë deputet në parlament edhe pse jemi një ndër komunitetet më të mëdha dhe kjo gjë duhet të ndryshojë më 22 tetor"
Në mesin e një numri të vogël të politikanëve me rrënjë shqiptare që i janë futur garës për zgjedhjet për Parlamentin Federal të Zvicrës, që mbahen më 22 tetor, është edhe Naim Smakiqi. Ai është kandidat i Partisë Socialiste (PS), jeton në Renens, Kantoni Vaud.
Në intervistën për Albinfo.ch Smakiqi flet për synimet e tij në këto zgjedhje, për çështjet në të cilat ai është i fokusuar, si pjesëmarrës i zgjedhjeve, për integrimin e komunitetit shqiptar në Zvicër dhe në kantonin e tij, për gjasat që kësaj radhe shqiptarët të kenë një përfaqësim në Parlamentin e Zvicrës etj.
Albinfo.ch: Jeni nominuar nga partia juaj, PS, si kandidat për zgjedhjet federale (për Parlamentin Nacional) që mbahen më 22 tetor të këtij viti. Çfarë ju ka shtyrë të provoni veten edhe në nivelin nacional?
N. Smakiqi: Gjithë herë ka qenë dëshirë e imja të kontribuoj për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa marr parasysh gjuhën kulturën apo racën.
Që dy mandate si këshilltar komunal në komunën e Renens dhe angazhimin tim për një jetë më të mirë për të gjithë për një integrim të mirëfilltë, gjithashtu duke parë kohët e fundit një shtrenjtim marramendës te gjërave bazike dhe qiratë e banesave me një rritje drastike do jem i përkushtuar qe te lëviz çfarë të mundem dhe të kërkoj çfarëdo rruge te mundshme qe te ju vijmë ne ndihme më shume se gjysmës së popullatës shtresës më poshtë se e mesmja.
Albinfo.ch: Për pjesëmarrje në zgjedhjet nacionale ju ka propozuar partia juaj dhe ju i përgjigjeni asaj, duke kërkuar mbështetjen nga ajo. Por, komuniteti shqiptar ka po ashtu interesin e tij në këto zgjedhje. Mendohet se tashmë janë pjekur kushtet që të ketë një ose më shumë politikanë me rrënjë shqiptare në parlament. E ndani dhe ju këtë mendim?
N. Smakiqi: Sigurisht që po është angazhim i imi brenda partisë socialiste dhe njëherësh kam një falënderim të veçantë për të gjithë bashkëpartiakët që më besuan të jem kandidat për zgjedhjet nacionale. Kam një mbështetje të madhe nga partia gjithashtu.
Sigurisht qe komuniteti shqiptar ka interesin e vet në këto zgjedhje nacionale dhe ju bëj gjithashtu thirrje të votojnë kandidatet shqiptarë.
Nuk ka shifra të sakta por flitet se diku mbi 300.000 shqiptarë jetojnë në shtetin helvetik prandaj mendoj se jo tani por shume më herët do të duhej të kishin jo vetëm një deputet por më shumë sish në Parlamentin e Zvicrës.
Albinfo.ch: A llogaritni shumë në mbështetjen nga komuniteti shqiptar, në këto zgjedhje apo mendoni se e keni bazën e sigurt te zgjedhësit tradicionalë të partisë suaj?
N. Smakiqi: Partia socialiste është mjaft e fuqishme në kantonin e Vaudit dhe ka bërë një punë të shkëlqyeshme duke u ardhur në ndihmë shumë familjeve me të ardhura modeste dhe popullatës me origjinë të huaj, që është edhe cilësi primare e partisë politika sociale kështu që pres një mbështetje nga të gjithë që të forcohemi më shumë dhe të jemi një zë më i fuqishëm në Bernë.
Albinfo.ch: Çfarë i premtoni komunitetit shqiptar (ose edhe të tjerëve, me sfond migracioni) në rast se do të zgjidheni deputet? A mund të na thoni, me pak fjalë: përse duhet t`ua japë votën një shqiptar, person me të drejtë vote në Zvicër? A ka ndonjë fushë specifike në të cilën premtoni se do të angazhoheni veçanërisht në këtë drejtim?
N. Smakiqi: Deri më tani fatkeqësisht nuk kemi asnjë deputet në parlament edhe pse jemi një ndër komunitetet më të mëdha dhe kjo gjë duhet të ndryshojë më 22 tetor. Siç e ceka më herët, unë do të mbroj fuqinë blerëse të qytetarëve, një çmim të përballueshëm për sigurimet shëndetësore, integrim për të gjithë dhe mbi të gjitha krijimin e një instance publike për kontrollin e qirave dhe krijimin e më shumë kooperativave që të ndërtojnë objekte banimi me kosto të përballueshme për të gjitha familjet.
Albinfo.ch: Deri në zgjedhje kanë mbetur rreth 2 muaj, që nuk është një periudhë e gjatë. A keni bërë planin për fushatën tuaj zgjedhore? Nëse po, si duket ajo, në pika të shkurtra? Keni paraparë takime edhe me komunitetin shqiptar të këtushëm apo edhe me të tjerët, me prejardhje të huaj?
N. Smakiqi: Po kemi filluar fushatën në takime të ndryshme me të gjitha komunitetet, marr pjesë në manifestime që më ftojnë shoqata dhe komunitete të ndryshme.
Gjithashtu kemi edhe një plan të detajuar nga partia. Deri më tani jam shumë i kënaqur me pritjet dhe me komunikimet që po zhvilloj në mbarë kantonin e Vaudit, gjithashtu kam një falënderim të veçantë për komunitetin shqiptar.
Albinfo.ch: Ndonjë fjalë me të cilën doni t`i drejtoheni komunitetit shqiptar, gjegjësisht lexuesve të Albinfo.ch me rastin e garës tuaj për Parlamentin e Zvicrës?
N. Smakiqi: Për të gjithë shqiptarët me të drejtë vote, mos harroni të votoni, motivoni të gjithë të afërmit që të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Të votosh do të thotë të angazhohesh për një jetë më të mirë më shumë të drejta dhe më shume barazi sociale për të gjithë.
Shpresoj që në tetor të jemi edhe më të fuqishëm dhe së bashku ta shkruajmë historinë.
Kush është Naim Smakiqi
Quhem Naim Smakiqi, jam i martuar dhe kam 3 fëmijë. Angazhimi im në politikë fillon para 8 vitesh me zgjedhjen time si këshilltar komunal në komunën Renens të Kantonit Vaud. Jam shumë aktiv në kryesinë e partisë dhe jam i angazhuar në komunë në aktivitete për të rinjtë, për një integrim të mirëfilltë për më shumë aktivitete sportive dhe kundër diskriminimit. Gjithashtu jam bashkëthemelues, me gruan time, i Shoqatës “Dona” që si qëllim ka integrimin e femrës në jetën shoqërore zvicerane.
E-Diaspora
-
“Netët e filmit shqiptar” në 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, në Cyrih Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër: "Nëntori Shqiptar" pjesë e festimeve të 80-vjetorit të çlirimit,...
-
Diamant Salihu është nominuar sërish për Çmimin e Madh të Gazetarisë
-
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë
-
Kurti të dielën do të takojë mërgatën në Gjermani
-
Arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Edelweiss Air zbulon fluturimet e reja në orarin e saj të verës 2025 Edelweiss, linja ajrore “motër” e SWISS, e cila fluturon nga qendra e saj në Cyrih për...
-
UBS: Pagat zvicerane ka gjasa të rriten në vitin 2025
-
Zvicra merr një hartë të re tektonike
-
Zvicra lëshon raporte për kërcënimet kibernetike çdo 8.5 minuta
-
Një tjetër kompani tekstili në Zvicrën lindore po mbyllet