Lajme
NASA eksploron në Mars një lum me rrjedhje të shpejtë
Sonda e NASA-s që aktualisht është duke eksploruar një pjesë të Marsit, ka shkrepur imazhe të reja që duket se zbulojnë prova gjeologjike të një lumi me rrjedhje të shpejtë.
Lumi besohej se “ushqehej” në kraterin Jezero, shtrati i një liqeni të lashtë në planetin e kuq.
Perseverance nisi të eksploronte përbërjen e brendshme të kraterit pasi zbarkoi në Mars në shkurt 2021.
Sonda nisi studimin e një depozite në formë ventilatori në zonën që është 250 metra e lartë, me gjasë mbetjet e një delte të lashtë lumi, rreth një vit më parë, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Së pari, sonda e NASA-s studioi skajin e përparmë të gërryer të strukturës dhe tashmë ajo është ngjitur në majë për të eksploruar shkëmbin sedimentar që mund të ruajë dëshmi të ujit dhe të jetës së dikurshme, nëse ka ekzistuar ndonjëherë.
Shtresat e lakuara të tokës sugjerojnë që uji i rrjedhshëm i ka dhënë formë dhe imazhet më të fundit të marra nga Perseverance tregojnë për një lumë më të thellë dhe më të shpejtë seç prisnin shkencëtarët në Mars.
Është hera e parë që ata shohin mjedise të tilla në Mars.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz










