Lajme
NASA thotë se përtej sistemit diellor ekzistojnë 5000 planetë
Sipas studiuesve, kjo që po jetojmë është epoka e artë e ekzoplanetëve
NASA deklaron se përtej sistemit tonë diellor ekzistojnë më shumë se 5000 planetë. Të hënën, Agjencia Hapësinore Amerikane zbuloi 65 ekzoplanetë të tjerë, duke deklaruar kështu arritjen e këtij rekordi.
“Kjo nuk është vetëm një shifër”, tha për Cnn Jessie Christiansen, një prej shkencëtareve kryesore në Institutin e Ekzoplanetëve të NASA-s, të vendosur pranë Universitetit të Teknologjisë në Kaliforni. “Secili prej tyre është një botë e re, një planet i ri. Jam e emocionuar sepse nuk dimë asgjë për ta”.
Sipas studiuesve, kjo që po jetojmë është epoka e artë e ekzoplanetëve. Edhe pse ekzistenca e planetëve jashtë sistemit tonë diellor është diçka e përmendur shpesh në filmat e vjetër fantastiko-shkencorë, planeti i parë u zbulua vetëm në fillim të viteve 1990.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













