Sport
Naser Aliji nënshkruan me Vaduzin
Të shtunën shqiptaro-zvicerani i lindur në Kumanovë të Maqedonisë, 21-vjeçari Naser Aliji, do të nënshkruajë për Vaduzin
Ekipi vjen nga Lihtenshtajni në kuadër të Super Ligës zvicerane. Naseri do të luajë si huazim deri në fund të sezonit dhe pastaj do të kthehet në Bazel të Zvicrës, me të cilin ai ka kontratë deri në qershor 2017. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Naser Aliji për mediat në Shkup.
Ky i fundit pritet që menjëherë t’i bashkohet Vaduzit në përgatitjet dimërore që i kanë nisur më 5 janar, ndërsa nga 21-31 janar do të transferohen në Side të Turqisë.
Naser Aliji ka luajtur për ekipet zvicerane për të rinj në grupmoshat 15, 18, 19, 20 dhe 21 vjeç dhe vitin e kaluar ishte ftuar për ekipin e Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? Nga ndalimi i piroteknikës në hapësira publike deri te sistemi i ri i kufijve EES, prilli... -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale -
Tre qytete zvicerane renditen ndër 10 qytetet më të zgjuara në botë -
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër?











