Kosova
Nasim Haradinaj: “Nuk e njoh Gjykatën Speciale”
“Nuk e njoh këtë gjykatë dhe nuk do ta njoh. Jeni me afat të skaduar prej 2 gushtit”, ka thënë Haradinaj
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, në seancën e sotme para gjykatësit në Hagë ka thënë se po mbahet padrejtësisht aty dhe se nuk e njeh këtë gjykatë
“Nuk e njoh këtë gjykatë dhe nuk do ta njoh. Jeni me afat të skaduar prej 2 gushtit”, ka thënë Haradinaj, njofton rtklive.com
Ai ka kritikuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë votuar për formimin e Gjykatës Speciale.
“Kemi 150 mijë nënshkrime nga popullata që jemi kundër kësaj gjykate, faqezinjtë tanë deputetët për rroga të veta e kanë sjellë popullit këtu sot”, shtoi ai.
Haradinaj tha se është arrestuar padrejtësisht nga policia e EULEX-it.
“Jam padrejtësisht këtu, keni shkelur Kushtetutën e vendit tim, keni shkelur të drejtën e mendimit të lirë”, tha ai.
Haradinaj është arrestuar më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ndërkohë, avokati mbrojtës i Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientit të tij.
Ai i ka thënë gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, se Haradinaj nuk është i akuzuar për krime lufte, ndërkohë që Gjykata Speciale është për të hetuar krimet e luftës, andaj sipas tij, gjykata nuk ka juridiksion për akuzat ndaj klientit të tij, transmeton albinfo.ch.
“Kam dorëzuar mocion paraprak për hedhjen poshtë për hedhjen poshtë të akuzave dhe lirim të menjëhershëm, zyra e prokurorit sapo tha se do të bëhet proces i shpejtë dhe do të përpunohet aktakuza. Unë nuk kam dëgjuar një datë prej tyre. Klienti im nuk është akuzuar për krime lufte, ky është një tribunal për krime lufte, në parashtrimin tim që i kam dorëzuar gjykatës. Nuk ka kjo gjykatë juridiksion për këto akuza kundër klientit tim”, tha avokati i Haradinajt.
Mbrojtja kërkoi nga gjykatësi të hedhë poshtë akuzat nga Haradinajt, të vendosë që akuzat nuk janë brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara dhe të lirojë Nasim Haradinajn menjëherë nga paraburgimi.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026














