Lajme
Natë luftimesh mes Izraelit e Hamasit, mbi 20 viktima
Ishte një natë luftimesh midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, ku mbi 250 raketa u lëshuan drejt shtetit hebre nga Rripi i Gazës, përcjell albinfo.ch.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi ushtarak, sipas të cilit sulmet vazhduan edhe këtë mëngjes në Ashkelon.
Forcat ajrore izraelite goditën 130 objektiva ushtarake në Gaza.
Burimet palestineze raportojnë se mbi 20 persona janë vrarë, përfshirë 9 fëmijë dhe dhjetëra janë plagosur.
Incidentet midis demonstruesve palestinezë dhe policisë izraelite ndodhën në Jerusalemin Lindor.
Protesta pati edhe në vendet arabe në Izrael. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se Hamasi kishte kaluar vijën e kuqe, duke sulmuar me raketa Jeruzalemin dhe se shteti hebre do të “përgjigjej me forcë”.
‘Ne nuk do të tolerojmë sulme në territorin tonë, kryeqytetin tonë, qytetarët tanë dhe ushtarët tanë. Ata që na sulmojnë, do të paguajnë një çmim të rëndë”.
Luftimet që filluan dje midis Hamasit dhe Izraelit janë quajtur ‘Operacioni Ruajtës i Mureve’ nga ushtria izraelite. Kjo u raportua nga media lokale, sipas së cilës udhëheqësit ushtarakë supozojnë se do të vazhdojë për disa ditë. Në Gaza, milicët palestinezë kanë ngritur një sallë të përbashkët operacionesh. Në mediat e tyre, lëshimet e raketave drejt Izraelit quhen ‘Operacioni Shpata i Jerusalemit’. Në një video të publikuar në internet, krahu ushtarak i Hamasit tha se Gaza iu përgjigj thirrjes së Jerusalemit. Kjo dhunë sikurse ato të mëparshme, u nxit nga pretendime kontradiktore mbi Jerusalemin, shtëpia e vendeve kryesore të shenjta të Islamit, Judaizmit dhe Krishtërimit. Rrëfimet rivale kombëtare dhe fetare të izraelitëve dhe palestinezëve janë të rrënjosura në qytet, duke e bërë atë thelbin emocional të konfliktit të tyre të gjatë, shkruan A2. Javët e fundit, tensioni ka ardhur duke u rritur në Jerusalem, i shënuar nga përplasjet midis protestuesve palestinezë dhe policisë izraelite në Qytetin e Vjetër me mure, i vendosur në Jerusalemin lindor, të cilin Izraeli e aneksoi më 1967.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












