Lajme
Sipas një studimi: Prindërit e vaksinuar mbrojnë fëmijët e pavaksinuar
Një fëmijë, të dy prindërit e të cilit janë vaksinuar me Pfizer/Biontech ka rrezik 71.7 për qind më të ulët për t`u infektuar në krahasim me fëmijët, prindërit e të cilëve nuk janëm vaksinuar
Fëmijët që nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit mund të përfitojnë nga mbrojtja e personave të kontaktit, të cilët janë të vaksinuar. Ky është përfundimi i një studimi të realizuar nga studiues izraelitë dhe amerikanë, i cili është publikuar në revistën “Science”.
Sipas studimit, një fëmijë, të dy prindërit e të cilit janë vaksinuar me Pfizer/Biontech ka rrezik 71.7 për qind më të ulët për t`u infektuar në krahasim me fëmijët, prindërit e të cilëve nuk janëm vaksinuar, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, nëse është vaksinuar vetëm njëri prind, rreziku i infektimit bie për 26 për qind.
Shkencëtarët, për të ardhur në këtë përfundim, kanë ekzaminuar familjet me dy prindër dhe fëmijë të pavaksinuar, në të cilat askush nuk ishte infektuar më parë.
Studimet janë kryer midis janarit dhe marsit të vitit 2021, kur varianti alfa ishte dominues.
Një hetim i dytë është kryer midis korrikut dhe shtatorit të vitit 2021, kur dominonte varianti delta në valën e infeksionit.
Rreziku i infektimit ishte ulur për 20,8 për qind për fëmijët me njërin prind të vaksinuar dhe 58,1 për qind për ata me dy prindër të vaksinuar. “Vaksinimi prindëror ofron mbrojtje të konsiderueshme për fëmijët e pavaksinuar në familje”, përfundojnë studiuesit.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla