Lajme
National Geographic: Bregdeti shqiptar, mahnitës!
Sipas revistës National Geographic mjafton vetëm një udhëtim i shkurtët nga ishulli grek Korfuz, për të parë bukurinë e bregdetit shqiptar të Jonit. NG thotë se jugu i Shqipërisë mbetet destinacion për vjeshtë
Bregdeti shqiptar ka marrë nota të lartë nga Revista National Geographic, e cila ka vlerësuar si destinacionin më të bukur turistik për ta vizituar gjatë vjeshtës. Kjo revistë e përshkruar bregdetin jugor të Shqipërisë si një vend mahnitës dhe të “virgjër”.
Sipas National Geographic mjafton vetëm një udhëtim i shkurtët nga ishulli grek Korfuz, për të parë bukurinë e bregdetit shqiptarë të Jonit.
”Qarkullimi veror është rritur përgjatë bregdetit shqiptar, por për momentin, ujërat e ngrohtë e të kaltër, plazhet e vogla shkëmbore si dhe plazhet me rërë e guralecë janë bosh në fillim të vjeshtës”, shkruan National Geographic, raporton JNK.
National Gegraphic këshillon turistët që dëshirojnë të arrijnë në Shqipëri, të marrin udhëtimin ujor 30 minutësh nga Korfuzi deri në Sarandë.
”Për të parë perëndimin dramatik të diellit mbi Korfuz, bashkangjitju turistëve dhe merr një gotë raki të fortë shqiptare në kodrat mbi Sarandë në restorantin Lekursi”, propozon revista.
Plazhet më të famshme janë ato në veri të Sarandës, në fshatin Dhërmi, në Ksamil dhe në Jale. Si një destinacion alternativ, 15 kilometra në jug të Sarandës, e në afërsi të lokalitetit arkeologjik të Butrintit, shtrihet fshati Ksamil me plazhet ndër më të njohurat në Shqipëri.
Atraksion kryesor janë ishujt e vegjël, ku gjendet një numër i plazheve të izoluara dhe disa restorante që shërbejnë ushqime deti, e të cilat mund të arrihen me barka
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












