Shqipëria
National Geographic: Shqipëria destinacion kryesor për tu vizituar në 2018
“National Gergraphic” që e rendit Shqipërinë ndër 21 vendet e botës që duhen vizituar në vitin 2018. Ky artikull e ka gëzuar edhe kryeministrin Edi Rama
Mediat ndërkombëtare vazhdojnë ta paraqesin Shqipërinë, si njërin nga vendet më të bukura në botë që duhet patjetër të vizitohet gjatë vitit 2018. Këtë e konfirmon prestigjiozja “National Gergraphic” që e rendit Shqipërinë ndër 21 vendet e botës që duhen vizituar. Ky qëndrim i NG e ka gëzuar edhe kryeministrin Edi Rama.
“Mirëmëngjesi. Dhe me këtë artikull të National Geographic që e rendit Shqipërinë ndër 21 destinacionet turistike që nuk duhen humbur në 2018-n, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.
“Rrënojat e anijeve të fundosura dhe shpellat e rralla, janë disa nga thesaret relativisht të paprekura që presin zhytësit në Shqipëri. Dekadat e izolimit nën udhëheqjen komunistit Enver Hoxha, ruajnë pa dashje trashëgiminë kulturore nënujore, veçanërisht jashtë bregut jugor të vendit”, shkruan National Geographic në artikullin e saj.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026














