Lajme
NATO forcon KFOR-in me 700 ushtarë
Berlini zyrtar është pajtuar me kërkesën e NATO-s, që ushtarët gjermanë të batalionit të ORF të lëvizin jashtë vendit, në drejtim të Kosovës
Aleanca më e fushime ushtarake dhe politike në botë (NATO) parashikon që të forcojë efektivin e saj në Kosovë (KFOR) edhe me 700 trupa shtesë. Këta trupa, kryesisht të njësive speciale, do të dislokohen në pjesën veriore të Kosovës, ku situata e sigurisë është e delikate.
Gazeta “Panorama” duke u thirrur në një shkrim të gazetës së përditshme “Spiegel” thotë se NATO ka kërkuar sërish përdorimin e një force gjermano-austriake për ndërhyrje në Kosovë në vjeshtën e vitit 2012. “Do të jenë 700 forca të njësisë ushtarake gjermane dhe austriake që nga fillimi i tetorit do të zëvendësojnë një forcë paqeruajtëse italiane”m thuhet në njoftim.
Kjo, siç thuhet në njoftim, është e tretë brenda këtij viti që ushtarët gjermanë të batalionit të të ashtuquajturit Operacioni Rezervë (ORF) do të duhet të lëvizin jashtë në drejtim të Kosovës.
“Pavarësisht kësaj Berlini zyrtar u pajtua me kërkesën e NATO-s, me qëllimi vazhdimin e operacioneve të suksesshme, stabilizimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë në veri të Kosovës”, citohet “Spiegel”.
Në Kosovë aktualisht janë të vendosura rreth 5800 ushtarë të KFOR-it, të shpërndarë në disa zona. Kjo trupë ndërkombëtare është vendosur në Kosovë pas tërheqjes së detyrueshme të forcave ushtarake-policore e paraushtarake serbe nga Kosova në qershor 1999.
Fillimisht KFOR-i ishte i pranishëm me një efektiv prej më shumë se 60 mijë trupave, ndërsa në kontinuitet, me përmirësimin e situatës së sigurisë, kjo trupë ka shkuar duke u tkurrur. Në vitin 2010 KFOR-i u reduktua në 10 mijë trupa, ndërsa në kuadër të një ristrukturimi, paqeruajtësit u reduktuan në 5800 trupa aktiv.
Në vjeshtën e këtij viti, ndërkaq planifikohet të nisin bisedimet politike Prishtinë-Beograd, ku njëra nga pikat mund të jetë çështja e veriut, prandaj situata në këtë rajon e banuar me serbë, mund të keqësohet. Si dhe preventive NATO ka vendosë që rrisë për 700 trupa efektivin e saj në Kosovë.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












