Lajme
NATO mobilizohet për të vrojtuar Rusinë
NATO ka dërguar disa avionë në Rumani për të rritur më shumë sigurinë në pjesën lindore të aleancës si dhe për të monitoruar aktivitetin ushtarak të Rusisë.
Avionët gjermanë AWACS kanë mbërritur këtë të martë në bazën e Otopenit në Bukuresht dhe do të qëndrojnë aty për disa javë.
“Shumë shpejt do të ndërmarrim një mision në Bukuresh. Ky është një kontribut i rëndësishëm i NATO-s për të rritur sigurinë në vendet e aleancës”, u shpreh drejtuesi i misionit, Stefan W. Neumann.
Ndërkohë që ambasadori gjerman në Rumani, Peer Gebauer, shprehu edhe një herë angazhimin e Gjermanisë për të qëndruar përkrah aleatëve si Rumania në këto kohë sfiduese për Europën, për shkak të luftës në Ukrainë, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Aleanca e Atlantikut Verior prej muajsh tashmë ka rritur prezencën e saj në lindje të Europës dhe Baltik, duke dërguar avionë ushtarakë, monitorues dhe tanke.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?













