E-Diaspora
Natyralizimi në qytetin e Lucernit: Pas gjermanëve, më së shumti kosovarë
Komisioni i natyralizimit ka trajtuar gjithsej 253 aplikime natyralizimi në vitin 2019. Kjo është rreth 50 më pak se një vit më parë
Shumica e të huajve që janë natyralizuar në qytetin e Lucernit gjatë vitit 2019, vijnë nga Gjermania (78 persona). Pas tyre vijnë shtetasit e Kosovës (34 persona) dhe ata të Sri Lankës (31 persona), shkruan zentralplus.ch.
Komisioni i natyralizimit ka trajtuar gjithsej 253 aplikime natyralizimi në vitin 2019. Kjo është rreth 50 më pak se një vit më parë.
317 persona kanë siguruar nënshtetësinë e Luzernit (këtu hynë edhe aplikimet e bëra para votiot 2019), transmeton albinfo.ch. Komisioni ka hedhur poshtë 14 aplikime.
Arsyet për refuzim kanë qenë: mangësia në njohjen e gjermanishtes, njohja e pamjaftueshme e politikës shtetërore të Zvicrës, të ardhurat e pamjaftueshme për të mbuluar koston e jetesës, mospërmbushja e kushteve të banimit, hyrja në regjistrin penal zviceran, mosrespektimi i sistemit juridik zviceran dhe mosrespektimi i detyrimit për bashkëpunim.
Vetëm njëri nga aplikantët e refuzuar ka ushtruar ankesë kundër vendimit në Departamentin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Kantonit të Lucernit, përcjell albinfo.ch. Kjo ankesë është akoma në pritje.
Aplikantët e tjerë kanë pranuar vendimin e komisionit komunal të natyralizimit. Aplikimi i natyralizimit është pezulluar për 69 persona.
E-Diaspora
-
Kosova, 18 vite shtet në Gjenevë – diplomacia dhe arti shqiptar në një skenë të përbashkët Në sallën prestigjioze Victoria Hall në Gjenevë, arti shqiptar u prezantua me një dinjitet të veçantë,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Berlin
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë në Berlin me një mbrëmje solemne -
Diaspora
Presidentja Osmani: Mërgata është zemra që rreh për Kosovën kudo në botë -
Austri
Steiermark: Kënga dhe vallja shqipe jehon për nder të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Shtetet e BE-së miratojnë marrëveshjet me Zvicrën Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë miratimin për nënshkrimin e një pakete marrëveshjesh me Zvicrën,... -
Covidi i gjatë duhet të njihet si një sëmundje -
Startup-et zvicerane nxiten nga investimet në inteligjencën artificiale -
Yodelling u refuzua si lëndë universitare në Cyrih -
A ofron ende Zvicra një cilësi të lartë jetese në vitin 2026?













