Integrimi
Ndahen diploma për nxënësit e Shkollës Shqipe në Cyrih
Të premten më 5 korrik 2019, në Cyrih, Kryesia e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Kantonin e Cyrihut, në një organizim festiv ka bërë ndarjen e diplomave për nxënësit shqiptarë të cilët me suksese kanë përfunduar Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues në Zvicër
Ky organizim kishte mbledhur në sallën e bibliotekës, PBZ Biblothek Hardau fëmijët që përfunduan vitin shkollor në Kantonin e Cyrihut, të shoqëruar edhe nga prindërit e nxënësve e shumë mysafirë të tjerë. Në një atmosferë mjaft të mirë, nxënësit, të shoqëruar nga mësimdhënësit e tyre, ishin krenarë me sukseset që kishin treguar në zotërimin e gjuhës shqipe.
Pas ndarjes së diplomave, prindërit kishin sjellë me vete edhe ushqime nga më të ndryshmet, duke bërë kështu vërtet një festë takimin e përbashkët në mes të nxënëseve dhe prindërve.
Në fjalën përshëndetëse nga Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, ka thënë se fëmijët që sot përfunduan mësimin plotësuese të gjuhës shqipe kanë marrë diplomë, të cilën e ka vlerësuar që do të ndikojë në forcim të gjuhës së nënës, siç e ka quajtur ai, por dhe një mundësi e mirë për të pasur një karrierë të suksesshme për të ardhmen e tyre.
Po ashtu të pranishmit në festen e përfundimit të vitit shkollor, i ka përshëndetur edhe Nexhat Maloku, në cilësinë e koordinatorit të LAPSH-it në nivel të Zvicrës. Ai është shprehur mjaft i kënaqur me sukseset që kanë treguar nxënësit shqiptarë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër. Duke shtuar se diplomat që nxënësit sot kanë marrë, do të jenë krenari për ta. Ai po ashtu ka falënderuar edhe kontributin e prindërve, për të cilët ka thënë se nuk do ishte e mundur një suksese i tillë pa përkrahjen e tyre.
Aktualisht, në shkollat shqipe në kantonin e Cyrihut mësimin vijojnë rreth 500 nxënës, ndërsa në nivel të Zvicrës mësimin plotësues të gjuhës shqipe vijojnë rreth dy mijë fëmijë.
Armend Berisha, autor i shkrimit dhe fotografive



















E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut












