Shqipëria
Vdes në moshën 67-vjeçare publicisti Arben Xoxa
Mësohet se Xoxa ndërroi jetë në krah të gruas së tij, Valbonës dhe vajzës së tij, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Homazhet do të zhvillohen të hënën, në orë 10:00 pranë Akademise së Shkencave te Biblioteka.
Arben Xoxa lindi në Tiranë më 1 maj 1952, djali i Dhurata dhe Jakov Xoxës. Studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera. Më pas punoi për shumë vite si pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues në Ministrinë e Arsimit, Akademinë e Shkencave, RTSH dhe më pas prej vitit 1996 si Drejtor i Shtëpisë Botuese Enciklopedike, duke i qëndruar pranë dashurisë së tij më të madhe profesionale, librave, shkruan newsbomb, përcjell albinfo.ch.
Xoxa që në rini e deri vonë ishte i angazhuar në shtypin vendas dhe të huaj, dhe është autor i qindra shkrime dhe studime. Arben Xoxa është një prej personaliteteve të spikatura të mendimit kritik shqiptar.
Gjithmonë patriot, gjatë viteve të fundit u tërhoq nga shtypi dhe iu përkushtua botimit të veprave ndriçuese mbi historinë dhe çështjen shqiptare.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











