Lajme
Ndalimi i gazit rus në Evropë, çështje ditësh?!
Franca është optimiste për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për projektin e embargos së naftës ruse, aktualisht e bllokuar nga Hungaria e kryeministrit Viktor Orban.
”Një marrëveshje mund të arrihet gjatë javës, po punojmë për ta arritur. Është pa dyshim çështje ditësh”, tha përfaqësuesi i Presidencës franceze në BE, Clément Beaune.
”Duhet të ecim shpejt dhe të kemi besim. Do të ketë një paketë të gjashtë sanksionesh. Ato do të jenë të fuqishme dhe ne do të dalim progresivisht me një kalendar, së pari për naftën ruse, por edhe për hidrokarburet ruse në përgjithësi”, shtoi Beaune, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Beaune specifikoi se sot janë planifikuar kontakte telefonike ndërmjet liderëve evropianë, përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban.
Dje, pas një takimi me Orban në Budapest, Von der Leyen foli për “përparime” në këtë temë kaq të rëndësishme.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











