Integrimi
“Ndalohet hyrja për të huajt”, një urdhëresë që të kujton nazizmin
Fjalia e përmendur është shkruar në gjuhën arabe, perse, shqipe, boshnjake etj.
Disponimi i një pjese të gjermanëve, sidomos i atyre të zonës lindore të vendit (ish DDR) kundër të huajve përballë fluksit të madh të refugjatëve, është gjë tashmë e njohur. Por, pronari i një shitoreje të armëve dhe gjesendeve tjera ushtarake në Dresden duket se ka shkuar tepër larg. Ai, duke dashur t`i mbajë sa më larg të huajt nga dyqani i tij, ka vendosur një mbishkrim ku ka shkruar (pikërisht në gjuhët e këtyre të huajve!): “Ndalohet hyrja për njerëzit pa pasaportë gjermane».
Me këtë rast ai ka «respektuar» edhe radhitjen e gjuhëve sipas numrit të refugjatëve në Gjermani që flasin ato gjuhë. Kështu, fjalia e përmendur është shkruar në gjuhën arabe, perse, shqipe, boshnjake etj., transmeton albinfo.ch shkrimet e medieve gjermane.
«Këto fjalë tingëllojnë si në vitin 1933, në kohën e nazistëve. Ky është racizëm», shfryen Claus Dethleff nga rrjeti Pro-Asyl.
Gazeta Bild e cila ka shkruar për këtë rast, e ka pyetur pronarin Bert Stötzer për arsyen e një veprimi të tillë.
«Unë nuk mund të merrem vesh me njerëz si këta. Disa prej tyre, thjesht kanë hyrë mbrapa banakut dhe kanë marrë nëpër duar gjësende si thikat. Unë doja t`u thoja se nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë por ata nuk më kuptonin», thotë ai. Prandaj me ndalesën e bërë me shkrim ai ka dashur të evitojë situatat e tilla.
«Unë bart përgjegjësinë për atë që shes këtu. Sepse armët e mia mund ta lëndojnë dikë. Por unë nuk jam racist. Tash po e shohin këtë sikur t`ua kishim ngjitur nga një yll të verdhë njerëzve në gjoks këtyrev njerëzve (asociim me yllin që u vihej hebrenjve në kohën e nazizmit.).
Megjithatë veprimi i tij duket se nuk do të kalojë pa u trajtuar nga drejtësia, transmeton albinfo.ch. Eksperti i të drejtës administrative Robert Uhlemann thotë se ndalimi i bëerë është shkelje e ligjit që garanton trajtimin e barabartë: «Tregtari i armëve nuk guxon t`ia ndalojë hyjen askujt duke marrë për bazë prejardhjen. Ai që nuk lejohet të hyjë, ka të drejtë ta padisë atë».
Ndërsa eksperti i të drejtës penale Prof.Dr. Endrik Wilhelm e plotëson: «Ky tekst mund të lexohet sikur ai i njohuri nga koha e nazizmit: `Mos u shisni hebenjve`, por pronari i shitores nuk mund të ketë konsekuenca juridike»
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih














