Kosova
Ndalohet qarkullimi i bankënotës 500-euroshe në Kosovë
Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka marrë vendim që ta ndalojë qarkullimin e bankënotës 500-euroshe.
Sipas një njoftimi të BQK-së në Facebook, rregullorja hyn në fuqi nga 1 shkurti.
“Institucionet financiare bankare dhe jobankare obligohen që të ndalojnë riqarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro”, thuhet në njoftim të BQK-së, kjo pasi ky institucion ka për qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara. “Personat fizikë dhe personat juridikë që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi pavarësisht nga shuma”.
Rregullorja përcakton “rregullat dhe procedurat e trajtimit të dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara, kriteret për këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara, standardet minimale për kontrollin e përshtatshmërisë dhe riqarkullimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro, standardet për paketimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro për depozitim në Bankën Qendrore të Kosovës”.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











