Lajme
Ndërkombëtarët injorojnë letrën e Ivanovit
Nga Brukseli, ende nuk ka ardhur asnjë koment lidhur me kërkesën e Ivanovit, e cila nga shqiptarët dhe opozita maqedonase konsiderohet anti-kushtetues
Bashkësia ndërkombëtarë vazhdon ta injorojë letrën e presidentit të Maqedonas, Gjorgje Ivanov, i cili një ditë më parë kërkoi nga faktori ndërkombëtarë të dënojë platformën e përbashkët të partive shqiptare. Madje nga Brukseli, ende nuk ka ardhur asnjë koment lidhur me kërkesën e Ivanovit, e cila nga shqiptarët dhe opozita maqedonase konsiderohet anti-kushtetues.
Ndërkohë, pas letrës së Ivanovit, një porosi të fortë në drejtim të Shkupit zyrtar e ka bërë zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane e Euro-aziatike, Hoyt Brian Yee. Ai një ditë më parë nga Kroacia deklaroi se SHBA-të janë të interesuara për stabilitetin dhe prosperitetin e shteteve të rajonit, derisa ftoi të gjitha palët në Maqedoni të jenë të hapura ndaj kompromisit dhe bëri thirrje që të krijohet sa më parë qeveria e re.
“Shpresoj sinqerisht që Presidenti maqedonas t’ju krijojë deputetëve mundësinë të shprehin vullnetin e tyre e të krijohet sa më parë ekzekutivi, sepse vendit i nevojitet një qeveri e cila të vazhdojë dhe të avancojë proceset e nisura në kuadër të procesit të afrimit me BE-në”, ka thënë Brian Yee.
I pyetur për situatën e fundit në Maqedoni, ambasadori i Francës në Shkup Kristian Timonie nuk deshi të komentojë letrën e e Ivanovit për të cilën tha se pret që të shqyrtohet nga Këshilli Evropian. Ai vetëm tha se Franca kërkon që kriza në Maqedoni të zgjidhet sa më shpejt dhe vendi ti rikthehet procesit të eurointegrimeve, citon Alsat.
“U njoftova me letrën që e dërgoi presidenti Ivanov deri tek kryetari i Këshillit Evropian, presidenti i SHBA-së, presidenti turk dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Do ta kuptoni se aspak nuk do të komentoj për një letër e cila nuk është dërguar deri tek presidenti i Republikës franceze. Kjo letër do të shqyrtohet në kuadër të Këshillit Evropian të premten”, deklaroi Kristian Timonie, ambasador i Francës në Shkup.
Edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk u shpreh i brengosur për situatën në Ballkanin perëndimorë. Ai tha se BE nga afër po e ndjek situatën e brishtë në Ballkanin perëndimorë dhe do ti analizojnë mënyrat se si të mirëmbahet stabiliteti dhe siguria jo vetëm në Ballkan por edhe në tërë Evropën.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel









