Lajme
Ndërroi jetë polici Enver Zymberi, i plagosur në veri
Ai nuk ka mundur t'iu përballojë plagëve të rënda në kokë, që kishte marrë nga snajperët serbë, sot në veri të Kosovës
Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, të mbajtur në QKUK, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Arbër Beka ka dhënë lajmin se polici i plagosur gjatë ditës së sotme në veri, ka ndërruar jetë.
Enver Zymberi, pjesëtar i forcave speciale të Policisë së Kosovës – ROSU, ka vdekur në orët e mbrëmjes, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ai nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve të rënda në kokë, që kishte marrë nga snajperët serbë, sot në veri të Kosovës, dhe ka vdekur rreth orës 22 e 10 minuta.
Enver Zymberi (1979) nga Dubovci i Vushtrrisë, ishte pjesëtar i njësisë ROSU nga vitit 2000. Ai ka lënë gruan dhe tre fëmijë.
Kryeministri Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e të ndjerit me një telegram ngushëllimi, ku çmon lartë sakrificën e policit të vrarë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












