Kosova
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së që la Gjermaninë për Kosovën
Adem Gashi ishte ushtar i Batalionit të Parë të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, ushtari që la Gjermaninë për UÇK-në.
Adem Gashi ishte ushtar i Batalionit të Parë të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka dhënë Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, veteranit të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, mikut tonë të çmuar Adem Gashi.
Me fillimin e luftës në Kosovë, Ademi la Gjermaninë dhe iu përgjigj ftesës për luftën çlirimtare duke u kyqur në Batalionin e Parë të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku shërbeu deri në fund të luftës.
Ademi, shquhej si një burrë me karakter të fortë, dallohej me modestinë, burrërinë, sinqeritetin e mbi të gjitha atdhedashurinë dhe dëshirën për të kontribuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
E nderuara familje Gashi, ne emrin tim personal dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, pranoni ngushëllimet më të sinqerta me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj, bashkëluftëtarit e mikut tonë!
Pushoftë në paqe miku dhe bashkëluftëtari ynë Adem Gashi.
Vepra e tij u kujtoftë gjithmonë” shkruan Berisha në njoftim.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












