Lajme
Ndërron jetë Leka Zogu I
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, përfaqësimin e tij në aktivitete të ndryshme e ka bërë prej kohësh i biri, Princi Leka
Ka ndëruar jetë në spital në moshën 72- vjeçare pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu I. Pretendenti ndodhej prej disa ditësh i shtruar në spital në reanimacionin e neuro-kirurgjisë në spitalin e Tiranës.
Leka Zogu I, u shtrua me urgjencë pak kohë më parë në gjendje kritike për jetën, por pak më vonë nisi të përmirësohej. Ai prej kohësh ka pasur probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe nga anoreksia e theksuar.
Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, prej një kohe të gjatë ai ka shmangur daljet publike, apo intervistat në media, ndërsa përfaqësimin e tij në aktivitete të ndryshme e ka bërë i biri, Princi Leka.
Leka Zogu I, lindi në 5 Prill të vitit 1939 në Tiranë. Është djali i Ahmet Zogut, i shpallur Mbret i Shqipërisë në ato vite. I ardhur prej dy ditësh në jetë në prill të 1939 familja mbretërore nis një jetë të re në mërgim. Ai shkeli për herë të parë në Tiranë në nëntor të 1993, me një vizitë të papritur kur u ul në aeroportin e Rinasit me një avion privat. Pretendenti i Fronit bëri një përpjekje të parë për të ringjallur dhe ushqyer idenë e monarkisë në ato vite. Ai u rikthye përfundimisht, së bashku me familjen për të jetuar në Shqipëri në qershor të vitit 2002.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit












