Lajme
Përplasen dy avionë të patrullës ajrore zvicerane, pa viktima
Këto dy fluturake megjithatë ishin në gjendje të ulen në mënyrë të sigurt pas përplasjes dhe pilotët nuk kanë pësuar fare lëndime
Dy avionë nga ekipi aerobatik ushtarak “Patrouille Suisse” kanë prekur njëri-tjetrin gjatë një fluturimi stërvitor pranë Zug-ut të enjten, transmeton albinfo.ch.
Këto dy fluturake megjithatë ishin në gjendje të ulen në mënyrë të sigurt pas përplasjes dhe pilotët nuk kanë pësuar fare lëndime, njoftoi Departamenti i Mbrojtjes DDPS, shkruan srf.ch.
Sipas një zëdhënësi të ushtrisë, në këtë përülasje janë përfshirë dy avionë të tipit Tiger F-5.
Detaje të tjera nuk dihen ende. Të premten, ekipi aerobatik duhet të ofrojë një spektakël ajror në Festivalin Federal Yodell, që mbahet në Zug. Policia ushtarake ndodhet në vendngjarje për të hetuar rastin.
Një pjesë e njërot nga aeroplanët ka rënë në oborrin e një ndërmarrjeje, në Baar të Kantonit Zug, përcjell albinfo.ch. Me këtë rast, një person i pranishëm aty ka pësuar lëndime të lehta.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











