Futboll
Ndeshja e fundit për Dardanët
Kosova dhe Bjellorusia do të përballen në duelin për vendin e katërt në grup
Kosova nuk ka gjasa për kualifikim, megjithatë kërkon fitore për tifozët dhe prestigj.
Dardanët do të përballen me Bjellorusinë në Prishtinë nga ora 20:45, në duelin e fundit të grupit në kualifikimet e Euro 2024.
Kapiteni Fidan Aliti ka thënë se tani nuk është koha për analiza se çfarë ka shkuar mirë e çfarë keq, porse janë të përqendruar për të bërë një tjetër paraqitje të mirë para tifozëve dardanë. “Edhe pse nuk kemi gjasa për kualifikim, për neve kjo është një ndeshje e rëndësishme. Secili prej nesh duhet të fokusohet në këtë ndeshje dhe ta mbajmë pozitën aktuale në tabelë dhe të mos lejojmë Bjellorusinë të na kalojë”, ka thënë Aliti.
Kosova ka 11 pikë, si e katërta në grup, derisa Bjellorusia me nëntë pikë është e pesta.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes Orna Carmel: Violonçelistja nga Nju Jorku që ka magjepsur Seviljen për mbi tri dekada... -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












