Futboll
Ndeshja e futbollit, “shkaktare” e përhapjes së virusit në Bergamo
Janë ngritur shumë dyshime në Itali se ndeshja Atalanta-Valencia ka ndihmuar në përhapjen e virusit në Bergamo
Atalanta ka arritur sukses historik, duke u kualifikuar në tetë skuadrat më të mira të Evropës. Por suksesi i tyre është një histori, sepse qyteti është kapluar nga koronavirusi, përcjell albinfo.ch.
Bergamo është i gjunjëzuar prej koronavirusit dhe qyteti lombard kaloi në pak ditë nga gëzimi i madh për kualfikimin e Atalantës në Ligën e Kampionëve, në qendrën më të goditur nga Covid-19.
Mes shumë shkaqeve, mendohet se ka qenë edhe ndeshja Atalanta-Valencia, temë që u prek më parë dhe nga shefi i pneomologjisë në spitalin “Papa Gjon XXII” të Bergamos.
“Fakti që luajtëm atë ndeshje ishte e tmerrshme. Në atë kohë kishte shumë pak raste dhe askush nuk e kishte idenë se çfarë të bënte realisht ky virus. Nuk e kuptonim siç duhet infektimin. Mendoj se situata dramatike e Bergamos lidhet me ndeshjen Atalanta-Valencia. Bergamo është një qytet me 120 mijë banorë, por në Milano udhëtun 45 mijë tifozë. Gruas sime iu deshën tre orë për të arritur Milanon, kur zakonisht nuk duhen më shumë sesa 40 minuta. Kur shkuam në Valencia, ata ishin të qetë dhe nuk kishte kontrolle, sot janë vendi i dytë më i prekur. Kjo është e tmerrshme”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












