Tematike
Ndihma sociale kanë marrë shtetasit e BE-së me paga të ulëta
Katër të pestat e migrantëve të moshës madhore kanë ardhur në Zvicër me punë të siguruar, por 8% prej tyre në fakt nuk e kanë filluar kurrë atë punë
Është i vogël numri i shtetasve të BE-së që marrin ndihma sociale në që marrin në Zvicër. Edhe ata që marrin, këtë e bëjnë për të plotësuar të ardhurat e tyre të ulëta që I kanë nga puna që kryejnë. Kjo është konstatuar nga komisioni përkatës i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, pak javë para refendumit të 9 shkurtit. Ndërsa dihet se fushata për referendum ishte mbështetur në masë të madhe në njoftimet për keqpërdorime masive të ndihmave sociale nga shtetasit e BE-së në Zvicër.
Një numër shumë më i madh se gjysma e shtetasve të përmendur që marrin ndihma sociale janë të punësuar por me paga të ulëta ose “working poor”. Mbështetur në raportin e komisionit në fjalë, në fund të vitit 2010, shkalla e përfitimit të ndihmave sociale dhe të papunësisë te shtetasit e BE-së në Zvicër ishte më e ulët se ajo e zviceranëve, ndërsa më vonë ka shkuar duke iua afruar kësaj të fundit. Por, te shtetasit e vendeve të Evropës së Jugut kjo mesatare ka qenë më e lartë, pasi që ata kanë punuar më shpesh në degë ku paguhet më pak dhe ku puna është më e pasigurt.
Më tutje në raport thuhet se katër të pestat e migrantëve të moshës madhore kanë ardhur në Zvicër me punë të siguruar, por 8% prej tyre në fakt nuk e kanë filluar kurrë atë punë. Nga ana tjetër, 60% e personave që kanë ardhur si rezultat i bashkimit familjar kanë gjetur punë brenda katër viteve.
Komisioni në raportin e tij i është drejtuar Qeverisë Federale me pyetjen se çfarë do të ndërmarrë në mënyrë që të ardhurat në Zvicër të mbulojnë shpenzimet e njerëzve të punësuar.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












