Lajme
Ndihma zvicerane për zhvillim arrin rekordin zyrtar
Ndihma zyrtare për zhvillim (ODA) e Zvicrës u rrit në një rekord prej 0.56% të të ardhurave kombëtare vitin e kaluar, sipas qeverisë, por një e katërta e kësaj u shpenzua për kostot e brendshme të lidhura me azilin. Agjencitë e ndihmave thonë se Zvicra duhet të ndalojë së luajturi me shifra, përcjell albinfo.ch.
ODA arriti në 4.274 miliardë CHF vitin e kaluar, ose 0.56% e të ardhurave kombëtare bruto, krahasuar me 0.51% një vit më parë, thuhet në një njoftim për shtyp të qeverisë të mërkurën. Kjo ishte për shkak të luftës në Ukrainë. Megjithatë, duke përjashtuar kostot e azilit, ODA ishte 0.4% e të ardhurave kombëtare bruto.
Alliance Sud, një koalicion i OJQ-ve zvicerane, tha se rritja zyrtare e ODA ishte një “iluzion” dhe se në realitet ODA e Zvicrës është shumë larg objektivit të OKB-së prej 0.7% të të ardhurave kombëtare bruto. Vendi alpin duhet të rrisë ndjeshëm ndihmën e tij për Ukrainën, por pa dëmtuar projektet dhe programet ekzistuese në vendet në zhvillim, u tha në një njoftim për shtyp, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Bazel: Qytetarët votojnë në qershor për katër çështje kantonale Qytetarët e kantonit të Basel-Stadt do të dalin në votim në muajin qershor për të vendosur... -
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut











