Kosova
Ndihmat nga Diaspora, më së shumti mërgimtarët nga Zvicra
Mërgimtarët nga Zvicra edhe një herë e kanë ndihmuar Kosovën, në këto kohë të vështira
Diaspora shqiptare gjithmonë e ka ndihmuar Kosovën, që nga paralufta e deri më tani. Ndihma e tyre ka qenë shumë e madhe dhe në shumë sektorë, shkruan albinfo.ch.
Ditë më parë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar ndihmë nga diasporë për të luftuar pandeminë Covid-19.
Diaspora ka reaguar menjëherë, duke dëshmuar se gjithmonë është e gatshme të ndihmojë vendlindjen.
Deri më tani mbi 320 mijë euro i ka dhuruar diaspora për Qeverinë e Kosovës në luftimin e COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi përmes një shkrimi në Facebook, teksa ka falënderuar mërgimtarët për ndihmën. “Nga kjo shumë, mbi 180.000 janë nga mërgata jonë në Zvicër, 70.000 nga Gjermania, për të vazhduar me Suedinë, Norvegjinë, Austrinë, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mërgatë e dashur, 321.663 herë faleminderit nga ana ime, e Qeverisë, dhe gjithë Kosovës”, shkroi Bislimi në Facebook.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026










