Lajme
Ndihmohen shkollat shqipe në Francë
Valon Murati gjithashtu ka njoftuar se ka takuar këngëtaren e re, Erza Muqolli, e cila është krenaria e shqiptarëve
Ministri i Diasporës, Valon Murati ka njoftuar se po qëndron në Francë, ku së bashkë me bashkatdhetarët kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, si dhe për të ndihmuar shkollën shqipe me libra të nevojshëm, raporton ablinfo.ch.
“Me bashkatdhetarët në Provins bashkëbiseduam për mundësitë e vendosjes së një raporti bashkëpunimi në të ardhmen. U morëm vesh që menjëherë të ndihmojmë shkollën shqipe me librat e nevojshëm, si dhe të ndihmojmë në zbatimin e planprogramit mësimor të dedikuar për diasporën. Gjithashtu në bashkëpunim me ambasadën do të hulumtohen se cilat janë mundësitë që mësimi shqip të ndihmohet institucionalisht edhe nga shteti francez”, është shprehur ministri Murati në “Facebook”.
Ai gjithashtu ka njoftuar se ka takuar këngëtaren e re, Erza Muqolli, e cila është krenaria e shqiptarëve. “Në Paris pata kënaqësinë ta takoj Erza Muqollin yllin në ngritje të muzikës në Francë. Erza është pjesëtare e grupit “Kids United” e cila nën patronatin e UNICEF-it po ndihmon fëmijët në nevojë përmes koncerteve dhe shitjeve të albumeve. Njëkohësisht Erza është krenaria e re e shqiptarëve dhe e Kosovës në Francë. Ajo vetë me krenari e prezanton pa hezitim kombin dhe vendin e vetë”, shtoi ministri Murati.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë












