Kultura
Ndiqni mësimet në universitet përmes internetit
Arsimi i lartë mund të ndiqet pjesërisht nëpërmjet internetit falë incizimeve audio-vizuale. Ky shërbim tani më është pa pagesë.
Shumica prej studentëve nuk arrijnë t’i përcjellin të gjitha mësimet e dhëna për arsye të ndryshme.
Mësimet plotësuese të dhëna nëpërmjet internetit janë një ndihmë e madhe për të rinjtë që punojnë dhe studiojnë njëkohësisht. Kjo sidomos për të gjithë ata që kanë pasur dëshirë të marrin pjesë në këto mësime, por shkak të kufizimeve kohore dhe financiare nuk ia kanë arritur.
“Shpeshherë ndodh që një student të ketë dy ose tri orë mësimi në të njëjtën kohë. Mundësia për t’i përcjellë ato nëpërmjet internetit është shumë e dobishme për ta”, thotë Pierre-Yves Burgi, shef i sektorit informatik në Universitetin e Gjenevës.
Gjatë vitit 2011 ky institucion i Gjenevës ka vendosur 3500 kurse në internet (on-line). Gjë që nuk duket të kenë zhvilluar Universitetet e Fribourgut dhe Lozanës, të cilat ofrojnë vetëm disa kurse. “Për ne, studimet duhet të bazohen në marrëdhëniet mes mësuesit dhe studentit”, shpjegon Philippe Gagnebin, drejtor i komunikimit për Universitetin e Lozanës.
Sa për Universitetin e Neuchâtelit, aI ka vendosur në on-line vetëm një kurs nga shkencat kompjuterike për këtë vit, por oferta mund të zhvillohet në të ardhmen. Në mënyrë të përgjithshme përmbajtjet e disa konferencave mund të përcillen në internet dhe janë në dispozicion të publikut. Zakonisht, këto të fundit janë shumë të shikuara nga publiku i gjerë.
Por, megjithatë ju mund të dëgjoni profesorin edhe pas kursit të dhënë, por nuk mund ta përcillni programin e plotë. Ndryshe, ata që nuk janë studentë, nuk mund të kenë qasje direkte me programin e plotë. Universiteti i Lozanës vë në shërbim vetëm disa konferenca në iTunesU (http://itunes.unil.ch) dhe ai i Gjenevës në adresën në vijim: https://mediaserver.unige.ch.
Sipas këtyre universiteteve, përmbajtja në internet, qoftë për nxënësit apo jo, kanë shumë sukses. Kështu që deri tani 140 000 persona kanë konsultuar konferencat apo mësimet e incizuara gjatë vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit Vaxhid Sejdiu, bashkëkryetar i LAPSH “Naim Frashëri” – Zvicër uron për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit... -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë -
Ida Jashari dhe përkushtimi për ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët në Zvicër -
Dita e Inxhinierëve në EPFL bashkon studentët shqiptarë dhe profesionistët në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Sot voton Zvicra Votuesit zviceranë do të japin mendimin e tyre për katër çështje të mëdha që do të... -
Mijëra pjesëmarrës në grevën feministe në Lozanë dhe në Cyrih -
Ylfete Fanaj hapi zyrtarisht stacionin e policisë në Ebikon -
Asnjë fluturim special: Ndalohen fluturimet e reja zvicerane nga Omani -
Pse kartëmonedhat zvicerane ndryshojnë kaq shpesh













