Maqedonia
Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni varen nga rezultati i zgjedhjeve
Rezultati i zgjedhjeve parlamentare më 8 maj do të vendosë dinamikën e ndryshimeve kushtetuese dhe rrjedhimisht integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, thonë njohësit e çështjeve politike në Shkup që kanë përcjellë fushatën elektorale që mbyllet të hënën, më 6 maj.
Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues janë kusht për nisjen e bisedimeve ndërmjet Shkupit dhe Brukselit për anëtarësim në BE, ndërsa bazohen në atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut me fqinjin e saj lindor, Bullgarinë.
Bazuar në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajt më 24 prill, zgjedhjet pritet të fitohen nga VMRO DPMNE-ja, e cila ka një qëndrim të fortë kundër ndryshimeve kushtetuese me arsyetimin se ato janë hartuar sipas “diktatit bullgar” dhe dëmtojnë interesat kombëtare maqedonase.
VMRO-ja që drejtohet nga Hristijan Mickoski thotë se nuk është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, por kërkon garanci se Sofja nuk do të paraqesë kërkesa të reja kundrejt Shkupit.
Analisti politik, Besim Nebiu, thotë për Radion Evropa e Lirë se qëndrimi i VMRO DPMNE-së mund të ndryshojë varësisht rezultatit që do të arrijë në zgjedhjet parlamentare.
“Ndryshon pasi në periudhën parazgjedhore një pjesë e mirë e strategjisë së kësaj partie është e bazuar në perceptimin te elektorati i saj se ajo i kundërshton ndryshimet kushtetuese pasi prekin identitetin kombëtar maqedonas si rezultat i presionit bullgar. Por, kjo është një llogari parazgjedhore, ndërsa qëndrimi paszgjedhor në masë të madhe do të varet nga rezultati apo shpërndarja e mandateve në Parlament”, thotë Nebiu.
Ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me dy të tretat e votave, apo me votat e 80 nga 120 deputetë sa numëron legjislativi.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut formohet nga 60 deputetë, ndërsa mandatin për formimin e saj e merr partia me numrin më të madh të votave, apo ajo që arrin të sigurojë shumicën në Kuvend.
“Një VMRO, e cila do të ishte në gjendje të formojë qeverinë, por që do të ishte e varur nga partnerët shqiptarë, do të ishte më fleksibile rreth pozitës së saj. Pra, do të mundohej të gjente një formulë më të lehtë për t’i bërë ndryshimet… ndërsa një VMRO që do të fitonte më tepër se 50 deputetë mendoj se në vazhdimësi do të luante me kartën nacionaliste pasi në një situatë të tillë do ta kishte shumë më të lehtë të formonte qeverinë e ardhshme”, shprehet analisti Besim Nebiu.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













