Lajme
Ndryshojnë festimet e 1 gushtit në Zvicër: Pa fishekzjarre në shumë zona
Thatësira ekstreme dhe rreziku i lartë nga zjarret kanë detyruar autoritetet zvicerane të kufizojnë festimet e Ditës Kombëtare më 1 Gusht. Në shumë kantone do të ndalohet përdorimi i fishekzjarreve, ndërsa zjarret tradicionale dhe pjekjet me qymyr do të jenë të kufizuara.
Sipas Zyrës Federale për Mjedisin, të 26 kantonet e Zvicrës përballen me rrezik të lartë ose shumë të lartë për zjarre në natyrë. Disa kantone kanë vendosur ndalim të plotë të zjarreve, ndërsa të tjera kanë kufizuar aktivitetet pranë pyjeve.
Masat kanë prekur edhe industrinë e fishekzjarreve, e cila realizon pjesën më të madhe të të ardhurave vjetore gjatë festimeve të 1 Gushtit. Prodhuesit paralajmërojnë humbje të mëdha financiare, pasi kërkesa ka rënë ndjeshëm për shkak të ndalimeve.
Në kantonin Valais është ndaluar edhe shitja e të gjitha llojeve të fishekzjarreve, ndërsa disa kompani kanë pezulluar shitjet sezonale.
Ndërkohë, në Zvicër vazhdon debati për një ndalim të përhershëm të fishekzjarreve që shkaktojnë zhurmë, me argumentin e mbrojtjes së kafshëve, mjedisit dhe personave të ndjeshëm ndaj zhurmave.
Policia ka paralajmëruar se do të ndërhyjë ndaj shkeljeve të ndalimeve dhe, në varësi të situatës, mund të shqiptohen edhe gjoba.
Për shkak të thatësirës, festimet e 1 Gushtit 2026 në Zvicër pritet të jenë ndër më të qetat e viteve të fundit, pa fishekzjarret tradicionale në shumë zona.
E-Diaspora
-
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më të riun e kishte futur në bagazh Ai ishte i vetëdijshëm për rreziqet e transportimit të tyre, por thjesht nuk kishte më vend... -
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor, arsyeja kryesore për mbështetjen e sigurimeve zvicerane për paaftësinë Numri i personave që marrin mbështetje për rehabilitim profesional sipas skemës së sigurimit të paaftësisë u... -
Zvicra e para për besimin në institucione -
Aplikacioni i ri ndihmon aplikantët të përgatiten për provimin e shtetësisë zvicerane -
Banka Kombëtare Zvicerane pritet të kthehet në mënyra fitimprurëse -
Skema e kompensimit për fshatin zviceran të goditur nga rrëshqitjet e dheut po sfidohet













