Shqipëria
Ndryshon Qeveria Rama, ndërrohen 7 ministra
Besa Shahini dhe Genti Cakaj janë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri ndryshime në qeveri, të cilat i njoftoi në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini në Ministrinë e Arsimit.
Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Denaj në Ministrinë e Financave.
Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme.
Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës.
Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë.
Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Eva Margariti në Ministrinë e Kulturës.
Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes.
Gjithashtu, Edi Rama njoftoi se do të kthehet Ministria e Marrëdhënies me Parlamentin dhe ministrja do të jetë Elisa Spiropali, transmeton “TCH”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih kanë publikuar udhëzimet zyrtare... -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














